Në fund të vitit që shkoi Muzeu i Kosovës paralajmëroi se me hapjen e ekspozitës bazë, një prej prioriteteve kryesore mbetet zhvendosja e Institutit Arkeologjik të Kosovës nga objekti në të cilin funksionojnë të dyja institucionit.
Por me gjithë kërkesën e adresuar në Ministrinë e Administratës Publike ende nuk është gjetur hapësirë në të cilën do të mundë të zhvendosej IAK, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit qysh vitin e kaluar ka dërguar kërkesë në MAP për të bërë një çare për Institutin Arkeologjik të Kosovës që tash e më shumë se 15 vjet vepron në katër zyra në katin e katërt të objektit të Muzeut të Kosovës. Por MAP-i ende është në kërkim të një zgjidhjeje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Muzeu i Kosovës s’ka vend për Institutin Arkeologjik
-
Instituti Arkeologjik bëhet qiraxhi, paguan gati 5 mijë euro në muaj
-
Dymbëdhjetë projekte për gërmime arkeologjike mbesin të bllokuara
-
Gërmimet arkeologjike peng i procedurave të pagesave
-
Institutit Arkeologjik të Kosovës i bllokohet plani i punës për sivjet