Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Institutit Arkeologjik të Kosovës i bllokohet plani i punës për sivjet

Instituti Arkeologjik i Kosovës nuk do ta realizojë planin e punës për vitin 2018 dhe mbi dhjetë projekte të planifikuara do të mbesin pa u përfunduar.

Ky është “bilanci” që ka nxjerrë IAK-ja tre muaj pa përfunduar viti dhe për këtë shkakun e gjen te telashet me buxhet, shkruan sot “Koha Ditore”. Tashmë e ka bllokuar punën në disa prej lokaliteteve më të rëndësishme arkeologjike, ku sivjet kanë qenë duke punuar ekipet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pamundësia për ta realizuar planin vjetor, sipas udhëheqësve të IAK-ut, është ndalimi që iu bë MKRS-së në qershor lidhur me mënyrën e financimit të institucioneve të veta vartëse. Kjo ndodhi pas Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit, që konstatoi se MKRS-ja derdhte mjete në llogaritë e tyre në bankat komerciale të paautorizuara nga Thesari i Shtetit.

Që nga fundi i muajit gusht, në dy prej lokaliteteve më të rëndësishme arkeologjike, Ulpianë e Dresnik, puna është ndërprerë dhe IAK-ja u ka mbetur borxh punonjësve. Ky institucion e ka bërë të njëjtën gjë edhe në lokalitetet e tjera dhe e ka të pamundur ta finalizojë planin e punës.

Enver Rexha, drejtor i IAK-së, ka thënë se është duke u punuar vetëm me kapacitete të vogla – ruajtje dhe sigurim të lokaliteteve të trashëgimisë – por ekipet e këtij institucioni e kanë paralizuar punën sa u përket studimeve, gërmimeve a konservimeve.

Rexha ka thënë se për sivjet IAK “nuk ka shans të mbërrijë ta realizojë planin e punës”.

“Janë diku 12 a 13 projekte që do të mbesin të parealizuara. Këtë përgjegjësi nuk e marr unë, sepse ky bllokim po vazhdon tash e gati tre muaj. Këto projekte kanë qenë të miratuara dhe unë s’jam fajtor që nuk do të realizohen”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)