Është një hapësirë ku artistët e gjejnë lirinë artistike.
E ndodhur në periferi të kryeqytetit, galeria “Qahili” para shtatë vjetësh hapi dyert për artistë e vizitorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNita Qahili kujton disa nga momentet e hapjes së galerisë, për të cilën thotë se e nisi një tregim të ri të artit në Kosovë.
Ide dhe tema të ndryshme u trajtuan në punimet që sollën 38 ekspozita të vendosura në muret e kësaj galerie.
Qahili i përshkruan këto vite si rrugëtim jo edhe fort të lehtë.
Kjo galeri përgjatë viteve ka synuar që t’i bëjë bashkë artistët. Një ndër aktivitetet e para bazuar në këtë qëllim është “Hijet e bardha”.
“Zhurma e artistëve pakufij” është aktiviteti tjetër identifikues i galerisë “Qahili”, e që për dy vjet ishte organizuar në Luginë të Preshevës.
Nita Qahili ka inicuar edhe krijimin e databazës së parë digjitale të artit në Kosovë që synon ta njoftojë publikun me veprimtarinë e krijuesve shqiptarë.
Në ditët e karantinës ajo e ka inicuar edhe një ekspozitë virtuale të titulluar “Karantina me ngjyra”, ku artistët mund t’i dërgojnë punimet deri më 1 qershor.