“Ishte i vetëdijshëm se ai person po nxitonte drejt meje nga e djathta ime. Isha në dijeni për dikë me veshje të errëta... Më goditën sytë e tij, të cilët më dukeshin të errët dhe të egër”, ka thënë Rushdie në përballje me sulmuesin e tij, Hadi Matar
Shkrimtari i njohur Salman Rushdie ka dëshmuar të martën kundër Hadi Matarit, i cili akuzohet se e theri me thikë në gusht të vitit 2022.
Duke folur me zë të qartë, Rushdie përshkroi se si ishte ulur në karrige në skenë, përballë bashkëbiseduesit Henry Rees dhe audiencës, kur “filloi sulmi”.
“Ishte i vetëdijshëm se ai person po nxitonte drejt meje nga e djathta ime. Isha në dijeni për dikë me veshje të errëta... Më goditën sytë e tij, të cilët më dukeshin të errët dhe të egër”, ka thënë Rushdie, duke shtuar: “Më goditi fort në nofull dhe në qafë. Në fillim mendova se më kishte goditur me grusht, por shumë shpejt pashë gjak në rrobat e mia”. Sipas tij, çdo gjë ngjau shumë shpejt.
“Jam therur disa herë, më e dhimbshme qe goditja në sy. Kam luftuar për të shpëtuar. Ngrita dorën në vetëmbrojtje dhe u thera”, ka thënë ai. I pyetur se sa herë ishte therur, Rushdie ka thënë: “Nuk i kam numëruar”.
Ai ka thënë se ishte ngritur prej vendit që të ikte prej sulmuesit, nuk u rrëzua.
“Ia mësyu të më godiste sa më shumë. Ishte i lënduar rëndë dhe s’mund të ngrihesha më”, ka dëshmuar Rushdie duke llogaritur se sulmuesi e theri 15 herë.
“Po bërtisja nga dhimbja”, ka thënë ai, duke përshkruar plagën në syrin e djathtë që ia humbi shikimin në atë anë. Rushdie ua tregoi anëtarëve të jurisë gropën e zbrazët prapa copës që ai mban prej atëherë në sy.
“E dija për sasinë e madhe të gjakut në të cilin isha shtrirë. Ndjenja ime e kohës ishte mjaft e turbullt, syri dhe krahu më dhembnin dhe qartë mendova se po vdisja”, ka thënë Rushdie.
Rushdie përshkroi se si ai u vendos në një barelë dhe më vonë u dërgua në helikopter të ambulancës. “Isha pak i vetëdijshëm se çfarë po ndodhte derisa u ul helikopteri dhe më pas nuk mbaj mend asgjë”, ka thënë ai.
Rushdie ishte në spital për më shumë se dy javë dhe përshkroi se si, derisa ishte i intubuar komunikonte duke tundur këmbët.
Matar, shtetas amerikano-libanez, është akuzuar për tentativë vrasje. Ai u deklarua i pafajshëm. Matar mërmëriti: “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë” derisa u dërgua në gjykatë.
Gruaja e Rushdies, Rachel Griffiths, dhe agjenti i tij, Andrew Wylie, ishin në sallën e gjyqit rrethuar nga pjesëtarë të sigurimit. Në fjalët hyrëse juristët dëgjuan nga prokurorët se Matar “për pak sa se la të vdekur zotin Rushdie".
Nëse shpallet fajtor për tentativë vrasje, Matar do të përballet me një dënim maksimal prej 25 vjetësh burg.
Ai është akuzuar gjithashtu për akuza federale që trajtojnë tentativën për vrasjen e Rushdie si një akt terrorizmi, si dhe për dhënien e mbështetjes materiale grupit të armatosur Hezbollah në Liban, të cilin SHBA-ja e ka shpallur organizatë terroriste.
Matar do të përballet me këto akuza në një gjyq të veçantë në Buffalo. Gjyqi do të zgjasë deri në dy javë.
Rushdie kaloi vite i fshehur pas një fetvaje që u lëshua në vitin 1989 pas librit të tij “Vargjet Satanike”, por filloi të rishfaqet në fund të viteve 1990.
Islamikët radikalë kanë kërcënuar se do ta vrasin Rushdie për vite me radhë për shkak të “Vargjet Satanike”, botuar në 1988, duke e konsideruar atë një fyerje për myslimanët.