Hadi Matar, 27-vjeçari i akuzuar për sulm dhe tentimvrasje kundër autorit të njohur britaniko-indian Sir Salman Rushdie në New York është shpallur fajtor të premten, raporton BBC.
Verdikti përfundimtar i jurisë erdhi pas një gjyqi dy-javor në Gjykatën e Qarkut të shtetit perëndimor të New Yorkut, afër vendit ku Matari goditi me thikë Rushdien në gusht të vitit 2022, teksa ai po mbante një ligjëratë.
Salman Rushdie i mbijetoi sulmit, por lëndimet rezultuan në dëmtim të mëlçisë së tij, humbje të shikimit në njërin sy dhe një dorë të paralizuar të shkaktuar nga dëmtimi i nervit në krahun e tij.
Ai ishte goditur gjithsej 15 herë me thikë, me plagë në sy, faqe, shpinë, gjoks, dhe kofshë.
-
25 vjet burgim personit që e theri me thikë shkrimtarin Salman Rushdie
-
Personit që theri Salman Rushdien i ngrihen akuza të reja
-
Salman Rushdie përballet me sulmuesin e tij
-
Salman Rushdie: Kur e pashë sulmuesin mendova: “Pra, ky je ti”
-
Del para gjyqit i dyshuari për sulmin në Australi ku mbetën 15 të vrarë