Në këtë epokë të bollëkut të filmave nuk duhet edhe të mundohemi shumë për të gjetur diçka të re për ta shikuar.
Jo vetëm që po na ofrohen gjithnjë e më shuma filma, por teknologjia na ka mundësuar që të kemi mundësi të përzgjedhim të preferuarin tonë prej mijëra filmave, pa dalë fare nga shtëpia, transmeton Koha Ditore.
Mund të shikosh diçka ndryshe për çdo natë dhe prapë kjo të jetë një pikë ujë në oqeanin që na ofrohet.
Prandaj, përse shumica prej nesh zgjedhim t’i shikojmë filmat që i kemi parë më herët, duke i shikuar për herën e dytë, të tretën apo të dhjetën? Kur filmi “Back to Future” na ofrohet në orarin filmik, përse vendosim ta shikojmë për të 43-n herë, edhe pse tashmë e kemi mësuar përmendësh? “Netflix” ka ofruar 8500 minuta të filmave të vet origjinalë gjatë vitit të kaluar, por ishte paralajmërimi i kohëmëparshëm se “Dirty Dancing” do të ishte pjesë e kësaj platforme ai që shkaktoi histeri në “Twitter”.
Kur “Avengers: Endgame” nisi që të shfaqej gjatë këtij viti, njëri prej adhuruesve të tij kishte hyrë në librat e rekordeve, pasi që e shikoi 103 herë, por së shpejti do të mposhtej prej dikujt tjetër, që kishte shkuar 116 herë në kinema për këtë film.
Ndonëse ta shikosh një film më shumë se njëqind herë brenda disa javësh është diçka ekstreme, të shumtë janë ata që pëlqejnë t’iu rikthehen filmave të vjetër. Disa prej titujve përmenden vazhdimisht – të sipërpërmendurit “Back To The Future” dhe “Dirty Dancing”, krahas filmave klasikë të viteve tetëdhjetë, si “Ferris Bueller’s Day Off”, “Top Gun”, “Jaws and The Princess Bride”.
Mjuzikllet – përfshirë “Grease”, “Singin’ In The Rain”, “Mary Poppins” dhe “The Sound of Music” – janë po ashtu të popullarizuar, ashtu si edhe filmat e James Bondit, “The Godfather” dhe “Lord of The Rings”.
Megjithatë, të bësh lista të filmave që na pëlqen t’i rishikojmë është diçka e lehtë. Më e zorshme është të përcaktohet arsyeja se përse i zgjedhim këta filma....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)