A jeni gati për një fund të madh? Filmi më i ri i Marvel, vazhdimi i shumëpritur “Avengers: Endgame”, e pati premierën e tij të parë të hënën në mbrëmje e që ishte hera e parë që publiku e pa këtë film. Reagimet e para erdhën në Twitter dhe shikuesit janë të mahnitur.
Regjisorët e filmit, vëllezërit Russo, kohë më parë me një letër publike u kërkuan të gjithë shikuesve (të ardhshëm) të këtij filmi që në rrjetet sociale të mos e zbulojë ngjarjen dhe rrjedhën e ngjarjeve në filmin e ri të Avengers (#DontSpoilTheEndgame), ndërsa reagimet e para të mbledhura nga Hollywood Reporter po e respektojnë këtë dhe nuk ka “spoiler” (tani për tani).

Endgame vazhdon aty ku mbeti filmi i vitit të kaluar Infinity War, i cili i fitoi dy miliardë dollarë në mbarë botën, dhe në të cilin Thanos (Josh Brolin) e shkatërron gjysmën e jetës në univers. Marvel e mbajti ngjarjen e filmit të ri në fshehtësi maksimale, ndërsa për të gjitha trailerët dhe videot që i publikuan thanë se munden por edhe nuk do të thotë se e zbulojnë rrjedhën e ngjarjes. T’ju rikujtojmë, në rolet kryesore paraqiten Robert Downey Jr., Chris Evans, Chris Hemsworth, Scarlett Johansson, Mark Ruffalo, Jeremy Renner, Paul Rudd, Danai Gurira dhe Karen Gillan, ndërsa filmi zgjat 182 minuta, shkruan KOHA Ditore.
Endgame do të jetë përmbyllje e tregimit të gjatë 11 vjet, i cili filloi me Iron Manin në vitin 2008, ndërsa me kritikat e para pozitive pritet që filmi do t’i thyejë të gjitha rekordet e biletarive kinematografike si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në pjesën tjetër të botës. Vetëm në tregun e atjeshëm filmi pritet t’i inkasojë rreth 250 milionë dollarë në fundjavën e hapjes, ndërsa në favor të kësaj shkon edhe fakti se ai do të shfaqet në një numër rekord të kinemave.
-
“Avengers: Endgame”, i pamposhtur në rekorde
-
“Avengers: Endgame” e kalon “Avatarin” dhe bëhet filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave
-
"Avengers: Endgame" nuk do të mundë ta tejkalojë "Avatarin"
-
“Avengers: Endgame” bëhet filmi i dytë më i madh i të gjitha kohërave
-
"Avengers: Endgame" me 1.2 miliardë dollarë në hapje