Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Avengers: Endgame” bëhet filmi i dytë më i madh i të gjitha kohërave

“Avengers: Endgame” po thyen rekorde botërore të biletarive kinematografike në mbarë botën duke e parakaluar Titanikun dhe duke u bërë filmi i dytë më fitimprurës në historinë kinematografike.

Blockbusteri i superheronjve me shumë yje në role kryesore, me regji të Anthony dhe Joe Russo, e kaluan pragun 2-miliardë dollarësh, dhe vazhdon ta tejkalojë profitin prej 2.187 miliardë dollarësh të Titanicut” të James Cameron për 1.2 milionë dollarë në fund të fundjavës.

Regjisori Cameron ende e mban vendin e parë në listën e të gjitha kohërave me 2.78 miliardë dollarët e Avatarit, por Endgame pritet ta tejkalojë këtë shifër në të ardhmen e afërt, shkruan KOHA Ditore.

Shikueshmëria masive globale jo vetëm që e bën Endgame filmin e pestë që e ka arritur pragun 2 miliardë dollarësh – por gjithashtu e ka arritur këtë në kohën më të shkurtër, për vetëm 11 ditë, krahasuar me Avatarin i cili e ka arritur këtë për 47 ditë në vitin 2009.

Popullariteti i filmit Marvel lehtësisht e ndihmoi atë të qëndrojë në pozitën e parë në toplistën të Amerikës së Veriut, duke i gjeneruar 145 milionë dollarë në fundjavën e dytë të lansimit.

Edhe “Avengers: Endgame” e kalon “Avatarin” dhe bëhet filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave Showbiz “Avengers: Endgame” e kalon “Avatarin” dhe bëhet filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave

Trileri psikologjik “The Intruder”, me Dennis Quaid në rolin kryesor, e zë vendin e dytë (të largët) me një debutim prej 11 milionë dollarësh, ndërsa komedia romantike e Charlize Theron dhe Seth Rogen, “Long Shot”, e zë vendin e tretë me një hapje prej 10 milionë dollarësh.

Filmi i animuar “UglyDolls”, të cilit ia kanë huazuar zërat Kelly Clarkson, Blake Shelton dhe Nick Jonas, nuk i përmbushi pritshmëritë me vetëm 8.5 milionë dollarë, ndërsa Captain Marvel i Brie Larson u ngjit në vendin e pestë me 4.3 milionë dollarë shtesë në fundjavën e nëntë në kinema, duke e fituar një rritje për shkak të përfshirjes së karakterit të saj në Endgame.