Showbiz

Shikuesit e “Netflix” të pakënaqur me përfundimin e filmit “Leave The World Behind”

Filmi më i ri apokaliptik i zhanrit “thriller” që po shfaqet në platformën “Netflix”, “Leave The World Behind” ka ngjallur shumë pakënaqësi tek shikuesit, raporton DailyMail.

Shumë fansa janë ankuar se fundi i filmit është “jo i kënaqshëm” duke thënë se nuk tregon asgjë, kurse të tjerë kanë thënë se fundi i filmit është “provokues”.

“Kush ka vendosur t'i japë fund ‘Leve the World Behind” ashtu?? Dua vetëm të flas me ta për një minutë... @netflix ta zgjidh atë”, ka shkruar një shikues.

“Vetëm sa e shikova ‘Leave The World Behind’ .. A u mbaruan paratë për fundin e filmit?! E çuditshme”, ka shkruar një tjetër.

“’Leave the World Behind’ vetëm sa e kanë ngatërruar kokën time, pse do të përfundonin me shkëmbin më të madh”, ka shkruar tjetër shikues.

“Kam dy orë që nuk do të më kthehen kurrë më. Fund i tmerrshëm. Karaktere të ndryshme. Plehrat e Netflix’”, ka shkruar komentuesi tjetër duke shfaqur pakënaqësinë pasi pa filmin.

Kështu vazhdojnë shumë e shumë shikues me komente pakënaqësie, sidomos për fundin e filmit dhe shumica prej tyre e fajësuan “Netflixin”.

Filmi tregon përballjen e një familjeje me sfidën për mbijetesë në një ngjarje të turbullt që ka përfshitë SHBA-në, e që nis me prishjen e pajisjeve teknologjike, përfshirë televizorin e telefonat.

Në këtë film luan aktorja e famshme Julia Roberts përkrah aktorit Ethan Hawke dhe aktores Mahershala Ali .

Filmi që bazohet në librin me po të njëjtin emër nga autori Rumaan Alam, u drejtua nga Sam Esmail dhe u prodhua nga kompania e ish-presidentin amerikan Barack Obama dhe gruas së tij Michelle, “Higher Ground”.

Filmi që është i gjatë dy ore e 20 minuta ka një audiencë prej 83%, që do të thotë se është njëri nga filmat më të popullarizuar për momentin në “Netflix”.