Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Komunën e Prizrenit ka dërguar një propozim te kryetari Ramadan Muja, që ky i fundit të mbështesë me 23 mijë e 500 euro shtatë festivale të ndryshme kulturore që mbahen në territorin e kësaj komune.
Operatorët kulturorë kanë vlerësuar se kjo qasje e qeverisë lokale është në mospërputhje me planifikimet strategjike të pushtetit lokal për ta vendosur kulturën si shtyllë kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social, shkruan sot “Koha Ditore”.
Propozimi i DKRS-së ende nuk është formalizuar si vendim dhe pritet të shqyrtohet në mbledhjen e ekzekutivit lokal, që mbahet sot (e martë).
Drejtoria e Kulturës në propozimvendim ka parë të arsyeshme që këtë vit festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” të mbështetet me 10 mijë euro, “Hasi Jehon” me 5 mijë, “Zgjimi me Art” me 2 mijë e 500 euro, “Autostrada Biennale” me 1 mijë e 500, pastaj “OldTimer Fest” me 1 mijë e 500 euro, “NgomFest” me 1 mijë euro, dhe “Takimet e Gjeçovit” me 2 mijë euro.
Shuma e propozuar për këto ngjarje kulturore, sipas Eroll Bilibanit, drejtor ekzekutiv i “DokuFestit”, nuk është adekuate... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Komuna e Prizrenit e zvogëlon përkrahjen për “DokuFestin” në 10 mijë euro
-
OJQ-të i kërkojnë llogari Komunës së Prizrenit për mbi 1.3 milionë euro
-
“DokuFesti” akuzon Komunën e Prizrenit për goditje në themelet kulturore të qytetit
-
“DokuFesti” po i sjell përfitime të mëdha Prizrenit
-
Komuna rrezikon “DokuFestin” dhe festivalet e tjera