Producentja e serialit “Rrushe”, Doresa Rexha, ka arsyetuar titrimin e këtij seriali në televizionin “Top Channel” në Shqipëri, i cili ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.
Rexha ka thënë se arsyeja kryesore pse është vendosur titrim në këtë serial, është ofrimi i mundësisë për përcjellje edhe nga personat që nuk mund të dëgjojnë apo kanë dëgjim të dëmtuar.
Megjithatë, ajo nuk ka përjashtuar si arsye edhe përdorimin e disa zhargoneve lokale, që sipas saj, mund të mos kuptohen nga të gjithë.
“Duke parë debatet që ka ngjallur titrimi i serialit “Rrushe” në Top Channel, mund të them që arsyeja kryesore pse kemi vendosur të kemi titrim ka qenë ofrimi i mundësisë që serialin të mund ta përcjellin dhe ta shijojnë edhe personat që nuk mund të dëgjojnë apo personat me dëgjim të dëmtuar. Veç kësaj, ata që e kanë parë serialin, e kanë vërejtur që për hir të origjinalitetit, në serial, përveç gjuhës dialektore, përdoren edhe lokalizmat, zhargoni, “slang”-u, etj., që jo domosdo kuptohet nga të gjithë, prandaj është menduar që titrimi për transmetim në Top Channel të bëhet sa më afër gjuhës standarde, në mënyrë që çdo detaj i dialogjeve të kuptohet nga gjithë audienca shqiptare, siç është praktikë në shumë vende të botës me diversitet gjuhësor”, ka shkruar ajo në Facebook.
Titrimi i serialit kosovar "Rrushe" të martën në mbrëmje në televizionin shqiptar, ka nxitur debat në Kosovë.
Edhe
Titrimi i shqipes së Kosovës nxit reagime
Në rrjete sociale, ka pasur përdorues të shumtë që kanë shkruar për rastin. Shumica kanë qenë reagime kritikuese.
-
Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave
-
Aktorja nga Kosova, Lyra Xhoci, drejt suksesit ndërkombëtar me rolin në “Ripple” në Netflix
-
Halimi: Tallja është një luftë kolektive për komunitetin
-
Rexhaj numëron arsyet kundër ndryshimit të orarit të mësimit në kryeqytet për shkak të Ramazanit