Kulturë

Titrimi i shqipes së Kosovës nxit reagime

 

Titrimi që i ka bërë televizioni “Top-Channel” në Shqipëri serialit kosovar "Rrushe" të martën në mbrëmje ka nxitur debat në Kosovë.

“Rrushe”, që gjatë gjithë kohës përmban gjuhë shqipe, është titruar – po ashtu në shqip – nga televizioni i Shqipërisë. Në rrjete sociale, ka pasur përdorues të shumtë që kanë shkruar për rastin. Shumica kanë qenë reagime kritikuese.