Titrimi që i ka bërë televizioni “Top-Channel” në Shqipëri serialit kosovar "Rrushe" të martën në mbrëmje ka nxitur debat në Kosovë.
“Rrushe”, që gjatë gjithë kohës përmban gjuhë shqipe, është titruar – po ashtu në shqip – nga televizioni i Shqipërisë. Në rrjete sociale, ka pasur përdorues të shumtë që kanë shkruar për rastin. Shumica kanë qenë reagime kritikuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktori në serial, Shkumbin Istrefi, ka komentuar diskutimet në rrjete sociale. Ai ka thënë se e konsideron si gjë të mirë titrimin në shqip, edhe pse në serial flitet shqip. Sipas tij janë dy arsye për këtë: “Që ngjarjen ta kuptojnë edhe personat që nuk mund të dëgjojnë dhe që ngjarja të kuptohet nga secili shqiptar kudo që jeton”.
“Gjuha e folur në serial është gjuhë e folur e karaktereve, në mënyrë që loja të jetë më e natyrshme dhe më ‘e besueshme’ për shikuesin. Seriali ‘Rrushe’ nuk e ka obligim e as qëllim afirmimin e gjuhës standarde, por është serial dramë/krim/aksion”, ka shkruar ai.