Vizatimi i fundit i Gustav Klimtit është shitur për 108.4 milionë euro, duke e bërë veprën më të shtrenjtë të artit që është shitur ndonjëherë në një ankand në Evropë, raporton BBC.
“Dame mit Facher” është shitur te një koleksionues i Hong Kongut, i cili bëri ofertën më të madhe në ankandin e “Sothebyt”.
Portreti i një gruaje pa emër, ishte ende në studion e Klimtit kur piktori vdiq në vitin 1918.
Ankandi zgjati afro 10 minuta. Ishte paraparë që të shitej për 82 milionë dollarë.
Piktura është përshkruar si “kryevepër e një artisti në kulmin e fuqive të tij”, ka ndikime të forta aziatike dhe është pjesë e një trendi japonez, që i referohet ndikimit të artit dhe dizajnit japonez në mesin e artistëve të Evropës Perëndimore.
Po ashtu përmban disa motive kineze duke përfshirë edhe feniksin, një simbol të pavdekshmërisë dhe rilindjes dhe një lule zambaku që nënkupton dashurinë.
Edhe
Piktura e rrallë e Gustav Klimtit shitet për 236.4 milionë dollarë
“’Dame mit Facher’ është portreti i fundit i krijuar nga Gustav Klimt para se të vdiste parakohshëm. Ai ishte ende në kulmin e tij artistik”, ka thënë Helena Newman, kryetarja e Sotheby’s për Evropë. “Shumë nga veprat e tij, sigurisht portretet për të cilat njihet ai, ishin porosi”.
Kjo pikturë ishte ndër portretet e pakta të Klimtit që ishin në pronë private. Ishte shitur në vitin 1994 për 11.6 milionë dollarë.