Kulturë

Piktura "e humbur" e Gustav Klimt pritet të shitet në ankand për mbi 50 milionë euro

Portreti i Fraulein Lieser

Një pikturë nga artisti austriak Gustav Klimt, pitet të shitet në një ankand në Vjenë.

Vlera e pikturës, e cila besohet se kishte humbur për 100 vjetët e fundit, është rreth 50 milionë euro, ndonëse thuhet se mund të shitet për çmim edhe më të lartë, shkuan BBC. 

Ka shumë pyetje pa përgjigje rreth pikturës së papërfunduar, Portreti i Fraulein Lieser, të cilën Klimt e filloi në vitin 1917 - një vit para se të vdiste.

Ka edhe debate se kush është gruaja në fotografi dhe çfarë ndodhi me pikturën gjatë epokës naziste.

Besohet se ajo paraqet një nga vajzat e Adolfit ose Justus Lieser, të cilat ishin vëllezër nga një familje e pasur industrialistësh hebrenj. 

Historianët e artit Thomas Natter dhe Alfred Weidinger kanë thënë se piktura paraqet Margarethe Constance Lieser, vajzën e Adolf Lieser. 
Por shtëpia e ankandit “Im Kinsky” në Vjenë, e cila nxjerr në ankand veprat e artit, sugjeron se piktura mund të përshkruajë gjithashtu një nga dy vajzat e Justus Lieser dhe gruas së tij Henriette.

Henrieta, e cila njihej si Lilly, ishte mbrojtëse e artit modern. Ajo u dëbua nga nazistët dhe vdiq në kampin e përqendrimit të Aushvicit gjatë Holokaustit. 

Vajzat e saj, Helena dhe Eni, të dyja i mbijetuan Luftës së Dytë Botërore.

Portreti i Fraulein Lieser, që i përkiste një familjeje hebreje në Austri, u pa për herë të fundit në publik në vitin 1925 dhe që atëherë nuk dihej për fatin e tij, por pronarët aktualë kanë deklaruar se e kanë pasur pikturën që nga vitet ’60.

Identiteti i pronarëve aktualë austriakë nuk është bërë publik, por ajo po shitet në emër të pasardhësve ligjorë të Adolf dhe Henriette Lieser.