Vepra “Femme à la montre” e piktorit të njohur Picasso e vitit 1932 është shitur në ankand për 139 milionë dollarë duke u bërë vepra më e shtrenjtë që u shit në nivel global këtë vit, raporton Reuters.
Vepra ishte pjesë e koleksionit të filantropes së ndjerë, Emily Fisher Landau.
Çmimi i lartë e ka bërë veprën “Femme à la montre” të jetë e dyta nga më të shtrenjtat të pikturave të Piccasos që janë shitur në ankand. E para ishte “Les femmes d'Alger (Version 'O')”.
Vepra “Femme à la montre” që përkthehet nga gjuha frënge “Gruaja me orë dore”, është portret i të dashurës së autorit, Marie-Thérèse Walter.
Ora titullare e dorës është një motiv i parë edhe në veprat e artit që Picasso ka bërë për gruan e tij, balerinën ruso-ukrainase Olga Khokhlova.
Walter ishte 17-vjeçare kur u takua me Picasson, atëbotë 45 vjeç në Paris. Pastaj ata hynë në një lidhje të fshehtë jashtëmartesore përderisa ai ishte ende i martuar me Khokhlovan.
Walter më pastaj u bë subjekt për shumë vepra të piktorit duke përfshirë edhe pikturën e vitit 1932, “Femme nue couchée” e cila u shit në ankand për 67.5 milionë dollarë në vitin 2022.
Edhe
Adhuruesi i artit fiton pikturën e Picassos me vlerë rreth 1 milion dollar
Picasso pikturoi “Femme à la montre” në një vit vendimtar në karrierën e tij. Në moshën 50-vjeçare, ai tashmë kishte arritur famë të gjerë deri në vitin 1932, por rriti ambiciet e tij për të heshtur kritikët që pyetën “nëse ai ishte një artist i së kaluarës dhe jo i së ardhmes”, sipas muzeut Tate Modern.
Fisher Landau e bleu pikturën nga galeria e New Yorkut “Pace” në vitin 1968 dhe e mbajti atë apartamentin e saj në Manhatan, sipas Sotheby's.
Një blerës anonim mundi dy ofertues të tjerë për pikturën.