Ngritja në majë të toplistave si artiste nuk është gjë e lehtë në skenën moderne muzikore. Edhe pse ia ka marrë thuajse një dekadë kohë, Rita Ora e ka bërë këtë gjë me plot hir dhe me këmbëngulje të pakrahasueshme.
Gjashtë vjet pas lansimit të albumit të saj debutues, Rita Ora është kthyer me një antologji të fuqishme. “Phoenix” në mënyrë kronologjike sjell prapaskenat e ngritjes së saj si yll dhe e shpërfaq atë se si ka ndikuar në jetën e saj private fakti që me shpejtësi është bërë një nga artistet më të mirënjohura të muzikës botërore.
Ndërmjet telasheve me lidhjet, që u pasqyruan me të madhe në media, problemet ligjore me kompanitë e incizimeve dhe mbulimin e pafavorshëm që i bënë tabloidet, vitet e fundit kanë qenë goxha të vështira për Orën. Ajo i ka kanalizuar të gjitha këto beteja private e publike në këtë incizim.
Adhuruesit e kamotshëm të Orës do ta vlerësojnë rikthimin e zërit të saj të papërpunuar e të çirrur dhe tekstet e sinqerta që thellohen shumë: ajo që sjell në albumin “Phoenix” është një nivel i ri i sjelljes së njohur si “bada-ery”- që përfaqëson sjelljet e mahnitshme të dikujt që nuk ka komplekse./Lizzee Harrison
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
The Guardian: “Phoenix” albumi i dytë i Ritës, perfekt
-
Rita Ora zbulon datën e lansimit të albumit të ri
-
Rita Ora entuziaste për albumin e ri, tregon cila është ëndrra e saj
-
Rita Ora shënon 13-vjetorin e albumit të parë, paralajmëron projekte të reja
-
Rita Ora tregon si e riktheu vetëbesimin për të realizuar sërish album