Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, i janë bërë gati dy vjet në pozitën që mban. Gjatë krejt kohës, të gjitha pyetjeve që lidhen me funksionimin e institucioneve të kulturës u është përgjigjur me arsyetimin se po bëhet reformë ligjore.
MKRS-ja po synon që nëpërmjet një ligji unik të kulturës të rregullojë punën e institucioneve kulturore tok me skenën e pavarur. Por ka çaluar qysh në fillimin. Koncept-dokumenti i miratuar në Qeveri për këtë reformë parashihte edhe pavarësimin e institucioneve. E, me Ligjin për buxhetin e 2023-tës s’është përfillur kërkesa për punonjës të rinj, me të cilët do të bëhej pavarësimi financiar.
Institucioni që ai udhëheq nuk ia ka dalë të çojë përpara shumë projekte të nisura. Improvizimet e kanë përcjellë në nisma të reja. Është vazhduar me ndërhyrje emergjente në trashëgimi kulturore, përderisa arkeologjia e ka vazhduar “vdekjen klinike” në të cilën ka rënë prej vitit 2019.
Ministria qysh në qershor ia ka vënë drynin ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës për ta nisur restaurimin. “Reforma ligjore“ vazhdon.
-
Teatri pa lëvizje pagash, me Këshill të ri Drejtues e me akuza politizimi
-
Qeveria zmadhon e përvetëson arritjet, projekton planet në kulturë
-
Reforma në kulturë, decentralizim për ministrin e dyshuese nga artistët
-
Ministria e Kulturës nuk tregon afat për reformën ligjore
-
Ministria hesht për dështimin e Galerisë me blerjen e veprave të artit