Kur ishte dhjetë vjeçe, Luana Bajrami e mori rolin e saj të parë në televizion. Që atëherë nuk iu ndanë rolet e çmimet. Vlen të theksohet se në vitin 2020, në Festivalin e Filmit në Cabourg të Francës, Bajrami mori çmimin “Swann d'Or” për portretizimin e një vajze të re e të zjarrtë në “Portrait Of A Lady On Fire” (2019), nën regji të Céline Sciamma, ku luanin aktoret e njohura franceze, Noémie Merlant dhe Adèle Haenel. Filmi bëri bujë pasi që ishte në garë për “Palmën e Artë” pikërisht në Festivalin e Cannes.
Kështu që në fëmijëri, Bajrami mori famë në shtetin evropian me traditë të gjatë në film.
Por, sivjet ajo i dha vendit edhe diçka krejt tjetër – “Luaneshat e kodrës”, me të cilin debutoi si regjisore.
Nëpërmjet tij, solli një rrëfim të gjallë e freskues për një treshe vajzash që shndërrohen në një bandë hajdutesh për t’i shpëtuar fatit të paracaktuar. Luaneshat u dha premierë botërore në Festivalin e Filmit në Cannes, në kategorinë “Director’s Fortnight”.
“Na duhet me mendu ndryshe. A e krijojmë një bandë? Luaneshat e kodrës!”, është veç një bisedë e treshes: Qe (Flaka Latifi), Li (Era Balaj) dhe Jeta (Uratë Shabani). Pas kësaj, për vajzat që janë shoqe të pandashme, nis një kapitull tjetër. Epo, ku i dihet, ndoshta treshja vodhi dy milionëshin?
-
“Luaneshat e kodrës” në origjinë bashkë me mesazhin për liri individuale
-
Filmi i Luana Bajramit – një ode për luaneshat e mbyllura kudo
-
“Luaneshat e Kodrës”, premierë në Cannes
-
“Luaneshat e Kodrës” me Kosovën në Cannes dhe lindjen e yllit në regji
-
Luana Bajrami: Në film eksploroj njeriun, Kosova është inspirim