Pranë fshatit Podgorie, tek vendi i quajtur Kopace, midis Burrës dhe Kishnikut, në bashkinë e Maliqit, në një pronë private, gjatë punimeve, ka dalë në dritë një objekt arkeologjik, i cili sipas arkeologëve rezulton të jetë një pitos.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Kulturës e cila thekson se “menjëherë, pas vënies në dijeni të këtij zbulimi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Korçë, ngriti grupin e punës, për të kryer inspektimin në terren dhe verifikimin paraprak të objektit”.
Sipas specialistëve, pitosi është prej qeramike, i përzierë me guralecë të vegjël, me një lartësi prej 145 cm, gjerësi 65 cm dhe me një fund 16 cm.
Objekti paraqitet i stërzgjatur dhe ka një shirit në pjesën më të fryrë të trupit, një dekor plastik me gjerësi 5.5 cm dhe trashësi 2 cm.
“Mendohet që objekti t’i përkasë periudhës së vonë arkaike-klasike, të shek. VI-V p.k. Të dhënat çojnë drejt mundësisë së ekzistencës së një tjetër objekti të ngjashëm, në terren. Punimet në terren pritet të nxjerrin në dritë të tjera të dhëna”, – tha Margariti.
Maliqi është një vendbanim me shumë periudha, prej neolitit të vonë dhe mbaron në periudhën arkaike. Kultura e Maliqit është ndër më të zhvilluarat në rajon/ATSH.
-
Mozaiku i Bazilikës së Linit – atraksion që kthen kohën në shekullin VI
-
Arkeologët në gjurmë të vendbanimit mbi 7 mijë vjet të vjetër në Pogradec
-
Pitosi antik i Kamenicës synohej të kontrabandohej për në Serbi
-
Hajnat nxjerrin pitosin 1700-vjeçar që shteti e la në ara për 450 euro
-
Tri institucione pa zgjidhje për 450 euro, pitosi antik mbetet në ara