Arkeologët kanë rënë në gjurmë të një vendbanimi parahistorik në fshatin Buqezë të Linit në Pogradec. Në bazë të gërmimeve të deritashme, arkeologët kanë nxjerrë të dhëna preliminare që tregojnë se bëhet fjalë për një vendbanim rreth 7 mijë e 500 vjet të vjetër. Kjo ka bërë që edhe udhëheqësia e shtetit shqiptar ta përgëzojë ekipin e studiuesve për punën që po bëhet.
“Zbulohet një vendbanim 7500-vjeçar në Lin. Të tjera zbulime arkeologjike mbresëlënëse hedhin dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare, pranë fshatit Buqezë në Lin, ku po kryhen gërmime arkeologjike për zbulimin e vendbanimit ‘palafit’, sipërfaqja e vendbanimit prehistorik, mendohet të jetë rreth 35.000 m2”, ka njoftuar në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
E ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka njoftuar se të tjera zbulime arkeologjike mbresëlënëse hedhin dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare.
Ka bërë të ditur se projekti shqiptaro-zviceran “LIN 3”, është një bashkëpunim i Institutit të Arkeologjisë, Akademisë së Studimeve Albanologjike me Universitetin e Bernit dhe me mbështetjen e laboratorëve të Universitetit të Oxfordit, Angli.
“Sipas drejtuesit shkencor te projektit, Adrian Anastasi, janë zbuluar elemente drusore, që dëshmojnë për mënyrën e ndërtimit dhe arkitekturës. Gjatë gërmimeve, po dalin në dritë vegla pune prej stralli, enë të ndryshme qeramike, fragmente kocke kafshësh dhe janë marrë kampione sedimentologjike për analiza në laboratorë”, ka njoftuar ajo në Facebook. Ka shtuar se gërmimet dhe studimet e mëtejshme pritet të nxjerrin rezultate të rëndësishme për arkeologjinë dhe historinë e hapësirës.
Edhe
Zbulohet një vendbanim 7500-vjeçar në Shqipëri
Fshati Lin ndodhet në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, 20 kilometra larg qytetit të Pogradecit. Ky fshat turistik vazhdon të vizitohet në çdo stinë të vitit nga shumë turistë të huaj, por edhe vendës. Hapësira është zonë e pasur arkeologjike dhe ka potencial të madh turistik.
Folegj: Sipas drejtuesit shkencor të projektit, Adrian Anastasi, janë zbuluar elemente drusore, që dëshmojnë për mënyrën e ndërtimit dhe arkitekturës. Gjatë gërmimeve, po dalin në dritë vegla pune prej stralli, enë të ndryshme qeramike, fragmente kocke kafshësh dhe janë marrë kampione sedimentologjike për analiza në laboratorë
-
Vendbanimi 8000-vjeçar në Shqipëri zbardh kapitujt e Evropës në parahistori
-
Zbulimi në Lin – “Shqipëria, nyjë kyçe e Evropës parahistorike”
-
Arkeologët serbë pretendojnë se i kanë rënë në gjurmë vendbanimit 8 mijë vjet të vjetër afër Nishit
-
Harta arkeologjike e Shkodrës pasurohet me qytetin ilir 2300-vjeçar