Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Arkeologët serbë pretendojnë se i kanë rënë në gjurmë vendbanimit 8 mijë vjet të vjetër afër Nishit

Zbulimi arkeologjik në Nish

“Hulumtimet e deritanishme arkeologjike kanë konstatuar se lokaliteti Novosel është shumështresor dhe përfaqëson një vendbanim jo vetëm nga periudha eneolitikë, por edhe një vendbanim me varre nga neoliti i mesëm (kultura e Starçevës), si dhe gjetje nga periudha antike”, shkruhet në njoftimin e Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Nish

“Zbulimet arkeologjike në trasenë e unazës hekurudhore rreth Nishit konfirmojnë se në këtë hapësirë jeta zhvillohet në vazhdimësi të paktën në 8 mijë vjetët e fundit, në periudha të ndryshme arkeologjike dhe historike”, shkruhet në njoftimin e Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Nish, në njoftimin për gjetjen e mbetjeve të një vendbanimi dhe varresh që i përkasin kulturës së Starçevës

Gjatë gërmimeve arkeologjike me karakter shpëtimi që po zhvillon Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Nish, në trasenë e unazës hekurudhore rreth Nishit, në lokalitetin Novosel në territorin e fshatit Malça, janë gjetur mbetje të një vendbanimi dhe varresh që i përkasin kulturës së Starçevës, rreth 8 mijë vjet të vjetra, raportojnë mediat në Serbi. 

Kultura e Starçevës përfaqëson një grup kulturor që u zhvillua në hapësirën e Ballkanit qendror dhe Panonisë së ulët. I paraprin kulturës së Vinçës dhe i përket neolitit të mesëm, përkatësisht atij të hershëm. Vendbanimet përbëhen nga banesa të futura në tokë dhe gjysmë të futura, ndërsa të vdekurit i varrosnin brenda vendbanimit, shpesh edhe brenda objekteve të banimit, gjë që duket të jetë rasti edhe në lokalitetin arkeologjik Novosel, shkruhet në njoftimin e Entit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Nish. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Karakteristikë e këtij varrimi është inhumimi, pra varrimi skeletor në pozicion të përkulur anash, respektivisht në pozicion fetusi. Deri tani janë zbuluar njësi varresh me mbetje skeletore të tre individëve, të cilat do t’iu nënshtrohen analizave laboratorike (C-14, analiza antropologjike, ADN dhe analiza të tjera) në periudhën e ardhshme. Në bazë të analizave C-14 do të përcaktohet mosha e tyre e saktë.

Lokalitet shtresor dhe vazhdimësi jete

“Hulumtimet e deritanishme arkeologjike kanë konstatuar se lokaliteti Novosel është shumështresor dhe përfaqëson një vendbanim jo vetëm nga periudha eneolitikë, por edhe një vendbanim me varre nga neoliti i mesëm (kultura e Starçevës), si dhe gjetje nga periudha antike (të lidhura me zbulimin e një horeumi – hambari drithi – në lokalitetin Orniçje në trasenë e gazsjellësit Nish-Dimitrovgrad në vitin 2023)”, shkruhet në njoftim. Po aty shkruhet se lokaliteti arkeologjik Novosel duhet parë në kuadër të një rrjeti të madh lokalitetesh arkeologjike rreth Nishit që dëshmojnë për jetë në të gjitha periudhat e së kaluarës: nga paleoliti (shpellat në Belanicë të Madhe dhe të Vogël në Siqevë), te lokalitetet neolitike të kulturës së Starçevës (Bubanj, Medijana, Novosel) dhe të kulturës së Vinçës (në zonat e Malçës, Vrezhines, Humit, Trupalës dhe Vrtishtes), lokalitetet eneolitike (Bubanj, Orniçje), ato të epokës së bronzit (Medijana, G. Ribnik, Hum), periudha antike (Naisus, Medijana, Jagodinë), mesjeta (Kalaja, kisha e Pantelijes e të tjera), deri në ditët e sotme.

Gërmimet arkeologjike me karakter shpëtimi në lokalitetin Novosel zhvillohen në një sipërfaqe prej rreth 15 mijë metrash katrorë, me gjatësi rreth 500 metra përgjatë trasesë së unazës hekurudhore. Lokaliteti shtrihet si në veri ashtu edhe në jug të kësaj traseje

Dëshmitë më të vjetra të varrimit në zonën e Nishit

Zbulimet arkeologjike në trasenë e unazës hekurudhore rreth Nishit konfirmojnë se në këtë hapësirë jeta zhvillohet në vazhdimësi të paktën në 8 mijë vjetët e fundit, në periudha të ndryshme arkeologjike dhe historike. 

“Varret e kulturës së Starçevës të zbuluara në Novosel janë më jugoret e zbuluara deri tani. Gjithashtu, ato përfaqësojnë dëshmitë materiale më të vjetra të varrimit në historinë e Nishit”, shkruan Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Nish. 
Gërmimet arkeologjike me karakter shpëtimi në lokalitetin Novosel zhvillohen në një sipërfaqe prej rreth 15 mijë metrash katrorë, me gjatësi rreth 500 metra përgjatë trasesë së unazës hekurudhore. Lokaliteti shtrihet si në veri ashtu edhe në jug të kësaj traseje.

Sipas Entit, gërmimet po zhvillohen që nga tetori i vitit 2025 pothuajse pa ndërprerje, në kushte të vështira klimatike dhe terreni, me qëllim mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike dhe mundësimin e vazhdimit të ndërtimit të unazës hekurudhore rreth Nishit.

“Hulumtimet kryhen në kuadër të realizimit të projektit të ndërtimit të unazës hekurudhore, me mbështetjen e plotë të të gjithë pjesëmarrësve – nga investitorët dhe mbikëqyrja, te kontraktorët dhe autoritetet e Nishit....Këto gërmime përfaqësojnë një nga ndër më të rëndësishmet në Nish në vitet e fundit”, shkruhet në njoftim duke shtuar se gërmimet janë gjithashtu një paralajmërim për shënimin e 60-vjetorit të themelimit të Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Nish, i vetmi  institucion për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të paluajtshme në juglindje të Serbisë.