Zëri i tij është hipnotizues. Krijon efekte vokale që e bëjnë dëgjuesin të paramendojë sikur ato vijnë nga një tjetër univers. Më pas ai ulet në sint dhe luan melodi që vetë i ka kompozuar.
Një përzierje epike e klasikes me kompozime të shtyra nga mësimet në piano, me elemente të elektronikës që variojnë prej minimalistes deri tek jazzi e rocku, është muzika e tij.
Nuk është e lehtë të përthekohet në një fjalë zhanri i tij muzikor, pasi që elementet përbërëse janë të ndryshme. Ritmet e baterisë, tingujt e kitarës e basit kompletojnë këngët e kënduara bukur nga Theodore. Ai krijon vokaliza të buta, pëshpërima e këndon qetë kur është nevoja, për të shpërthyer më pas në dramacitet.
Bashkë me bendin e tij vizituan Prishtinën të martën që shkoi. U ngjitën në skenën e “Kino Armatës” për të interpretuar albumin e fundit të Theodore, “Inner Dynamics”, në kuadër të një turneu që ka nisur në Evropë./Sihana Klisurica
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Theodore sjell mbrëmje magjike me dinamikën e tingujve
-
Artisti grek sonte me koncert në Kino Armata në kryeqytet
-
Interpretuesi gjenial i dramës muzikore që peshon çdo notë
-
Ngjyrat e violonçelit dhe të kitarës ekuilibrohen në udhëtimin e tingujve
-
Një dialog elegant kornosh kulmon harmonishëm në shtyrje kufijsh