Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Martesa” në festivalin turk me mesazhe për dashurinë pa kufij

Në kuadër të një seksioni që bën bashkë filmat që shpalosin mesazhin se dashuria nuk ka moshë e as gjini, filmi nga Kosova “Martesa” do të shfaqet tri herë para audiencës turke.

Filmi me regji të Blerta Zeqirit është bërë pjesë e seksionit “Where are you my love” (Ku je ti dashuria ime), të festivalit “Istanbul Film Festival”. Edicioni i 37-të i këtij festivalit do të mbahet në Stamboll ndërmjet datave 6 e 17 prill, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rrëfimi nga Kosova, për një trekëndësh dashurie mes dy burrave dhe një gruaje, do të shfaqet në tri kinema të ndryshme: më 14 prill në “Cinemaximum Center”, të nesërmen në “Cinemaximum City’s 3” dhe me datë 17 prill në “Atlas 2”.

Regjisorja Blerta Zeqiri e ka konfirmuar shfaqjen e filmit të saj në Turqi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)