Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Martesa” me tri shfaqje në festivalin e njohur çek

Filmi “Martesa” – i cilësuar si një prej dramave më të mira evropiane të vitit të kaluar – i regjisores kosovare Blerta Zeqiri, po e vazhdon rrugëtimin nëpër festivale botërore.

Qyteti i Pragës është destinacion i radhës në të cilin filmi i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës e ajo e Shqipërisë, do t’i ketë tri shfaqje, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Martesa” shpalos në ekran rrëfimin për një trekëndësh dashurie, që përfshin dy burra e një grua, i cili do të shfaqet në ekranin e festivalit “Prague International Film Festival”, më 18,19 dhe 20 të këtij muaji.

Para shfaqjes në festivalin çek, “Martesa”, të shtunën, u shfaq edhe në Amsterdam, në kuadër të festivalit “Roze Filmdagen – Amsterdam LGBTQ Film Festival”. Ndërsa Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Pragë “Febiofest” do ta mbajë edicionin e 25-të në Pragë, ndërmjet datave 15 e 23 mars.

Regjisorja Blerta Zeqiri është e lumtur me rrugëtimin e mbarë të filmit, deri më tani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)