Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Martesa” e Blerta Zeqirit në festivalin e Sarajevës

“In Focuse” është programi ku ‘Martesa’ bashkë me shtatë filma të tjerë do të shfaqen në këtë edicion të festivalin që do të mbahet nga data 10 deri më 17 gusht në Sarajevë.

Filmi “Martesa”, që u përkrah financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese.

Treshen e personazheve kryesore të filmit me skenar të Blerta Zeqirit dhe Keka Kreshnik Berishës e interpretojnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu. Përveç QKK-së, “Martesa” u përkrah edhe nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.