Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Martesa” nga Kosova, premierë botërore në kryeqytetin e Estonisë

Prishtinë, 21 shtator - Filmi i regjisores Blerta Zeqiri, që shpalos në ekran sekretet mes një trekëndëshi dashurie para dhe gjatë martesës, do të shfaqet premierë botërore në një prej festivaleve të kategorisë A, që mbahet në Estoni. “Martesa”, i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është bërë pjesë e garës zyrtare të kategorisë për debutimin me film artistik të “Tallinn Film Festival” në kuadër të të cilit do të shfaqet më 28 nëntor. Zeqiri më 2013-en me filmin “Kthimi” mori çmimin për filmin më të mirë të shkurtër ndërkombëtar në festivalin më të madh të filmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Sundance Film Festival”.

Në filmin “Martesa”, për të cilin Zeqiri ka shkruar edhe skenarin bashkë me Kreshnik Keka Berishën, në rolet kryesore paraqiten Alban Ukaj, Adriana Matoshin e Genc Salihun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç QKK-së, “Martesa” ishte përkrahur edhe nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë, si projekt me financim minoritar (gjerësisht, soy në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.