Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kryeqyteti prej vitit të ardhshëm synon të bëhet me tre muze

Autoritetet komunale kanë paralajmëruar se prej vitit të ardhshëm Prishtina do t’i ketë tre muze. Kuvendi Komunal i Prishtinës ka themeluar Muzeun e Prishtinës. Vendimi është marrë të premten, në mbledhjen e Asamblesë Komunale. Ky hap i ka hapur rrugë themelimit të tri degëve të këtij Muzeu. Në kuadër të tij do të hapen muzeu “Ibrahim Kodra”, Muzeu i Shtëpive-Shkolla dhe Muzeu Përkujtimor, shkruan sot Koha Ditore.

Muzeu i Prishtinës do ta ketë selinë në ish-objektin i bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, aty ku do të jetë edhe muzeu “Ibrahim Kodra”. Si i tillë do të menaxhojë tre muzetë që janë degë të tij, dhe ligjërisht janë nën ombrellën e tij. Por Muzeu i Prishtinës nuk do të jetë një muze më vete ku vizitorët mund të shohin artefakte, por vetëm entitet juridik që menaxhon me muzetë apo degët e veta.

Themelimi i Muzeut të Prishtinës ka qenë hap juridik për themelimin e tre muzeve të tjerë që pritet të hapen mot. Qysh në mbledhjen e 25 qershorit të këtij viti ishte thënë se do të shqyrtohej edhe çështja e statutit. Ajo ishte është shtyrë për një afat të pacaktuar. “Problemet politike”, kishte qenë arsyetimi i zyrtarëve komunalë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)