Peizazhi arkitekturor që ka Kosova sot, përgjithësisht i ka themelet në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore.
Të kësaj kohe janë edhe lagjet e para urbane të Prishtinës, të projektuara sipas parimeve të urbanizmit.
Lagje si “Ulpiana”, “Dardania” dhe “Bregu i Diellit”, janë projektime të Bashkim Fehmiut, arkitektit të parë në Kosovë.
I shkolluar në Universitetin e Beogradit, Bashkim Fehmiu ka projektuar edhe kampusin e Universitetit të Prishtinës, pastaj hotelin “Grand” dhe të tjera projeksione të Prishtinës.
Përveç tij, një emër i njohur i arkitekturës që ka kontribuar në projeksione në Kosovë, ka qenë edhe Bogdan Bogdanoviq, arkitekt dhe dikur kryetari i Beogradit, i mirënjohur për memorialet e tij, mes tyre edhe ai në Lagjen e Minatorëve në Mitrovicë. Pikërisht përmes librit të Bogdan Bogdanoviqit, “Qyteti dhe vdekja”, e ka kujtuar atë arkitekti Arber Sadiki.
I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Sadiki ka folur edhe për kulturat arkitektonike në Kosovë dhe figurën e Bashkim Fehmiut, të parit arkitekt në Kosovë.
-
Arkitekti i parë në Kosovë, Bashkim Fehmiu, njeriu që projektoi kampusin e UP-së
-
Arkitektura e Kosovës përmes një arkitekti shqiptar dhe një serb
-
Vrasja e arkitektit
-
Kosova ishte projekt mendor për autonomi, çlirim e pavarësi. A kemi mend për shtetndërtim?
-
Bauhaus në Kosovë: Një eliksir për inovacionin kulturor dhe ekonomik