Qeverisë së Kosovës nuk është duke i mjaftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për t’i kryer punët që i ka nën mandat.
Megjithëse MKRS-ja së bashku me institucionet vartëse të saj ka mbi 700 punonjës, me tri fushat që mbulon ajo, do të merret edhe një “kabinet” i veçantë, shkruan sot “Koha Ditore”. Rexhep Hoti, zëvendësministër i Kulturës në mandatin e kaluar qeveritar e edhe në këtë aktual, të martën është emëruar koordinator nacional për kulturë, rini e sport.
Prej pozitës së njërit prej katër zëvendësministrave të Kulturës, tash është “barazuar” me atë të ministrit, të paktën nëpërmjet pagës që merr.
Pos benefiteve në nivel të ministrit, ka të drejtë që në mandatin katërvjeçar të angazhojë edhe tre këshilltarë. Hoti që është prej zëvendësministrave më aktivë në udhëtime jashtë vendit, e konkurrent i denjë edhe i ministrit të Kulturës sa i përket kësaj çështjeje, do t’i përgjigjet direkt kryeministrit për punën që pritet ta bëjë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Qeveria ndan 70 mijë euro për zyrën e koordinatorit Hoti
-
Rexhep Hoti, zëvendësministri i pestë i Kulturës
-
Ministria e Kulturës me 1.3 milionë euro kërkon 50 punëtorë me tender
-
Personalitetet e vitit 2022: Hajrulla Çeku – Ministri i reprizave
-
Reforma në kulturë me përplasje të dy ministrive dhe akuza për sabotim