Qeveria në detyrë e Kosovës, në krye me Ramush Haradinajn, ka ndarë 70 mijë euro për Zyrën e Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti.
Sipas njoftimit nga qeveria për mbledhjen e 115-të, kjo shumë është ndarë “për nevojat dhe aktivitetet e Koordinatorit Nacional për Rini dhe Kulturë”.
Arsyetim për ndarjen e këtyre fondeve nuk ka pasur, por propozimi në mbledhjen e sotme të Qeverisë u bë nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj që kërkoi nga kabineti aprovimi i kërkesës së kësaj zyre për ndarjen e 70 mijë eurove. Kabineti aprovoi kërkesën dhe Ministria e Financave u obligua që të bëjë transferin e mjeteve. Mjetet u ndanë nga Fondi Rezervë.
Nga Fondi Rezervë, pos këtyre mjeteve, në mbledhjen e sotme, u miratua vendimi që 350 mijë euro të kalojnë në buxhetin e Zyrës së Kryeministrit.
Koha.net ka provuar të flasë me Hotin për të dhënë më shumë detaje për nevojat dhe aktivitetet e zyrës që ai udhëheq, por një gjë e tillë ishte e pamundur të martën në mbrëmje.
-
Vendimet që shterën rezervat, Haradinaj kërkoi 358 mijë euro për Zyrën e tij në emër të komuniteteve
-
Rexhep Hoti thotë se 70 mijë eurot që ia ndau Haradinaj u shfrytëzuan për t’i shpërblyer nxënësit
-
Për 16 muaj, Rexhep Hoti i çoi mbi 22 mijë euro në dreka
-
Koordinatori thotë se do të kërkojnë më shumë buxhet për garat e ardhshme
-
Qeveria ndan mjetet për ekzekutimin e 100 eurove për punonjësit e sektorit privat