Kulturë

Komuna bën hapin e radhës që lë pa lokacion teatrin e operës

Prishtinë, 5 shkurt – Komuna e Prishtinës ka shkuar edhe një hap më tej sa i përket ndërtimit të një objekti të Fakultetit Ekonomik dhe atij të shkencave matematiko-natyrore në hapësirën ku Ministria e Kulturës planifikon ta vazhdojë ndërtimin e teatrit të operës dhe baletit, “Dr.Ibrahim Rugova” e ku para më shumë se një dekade qe vënë guri themeltar.

Prej së martës, për 30 ditë, në ndërtesën e vjetër të Komunës, qytetarët mund të kontribuojnë në debatin publik të hapur për “Planin rregullues të hollësishëm për zonën e Fakultetit Teknik, në lagjen ‘Bregu i Diellit’” që është hartuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Një gjë e tillë është bërë pasi në ditën e 27-të të muajit të kaluar, Kuvendi Komunal ka miratuar në parim këtë plan. Kësisoj, Komuna e Prishtinës ka bërë hapin e dytë, që tregon se sipas tyre, teatri i operës dhe baletit ka ngelur pa lokacion.

Por, pavarësisht kësaj, Ministria e Kulturës është duke vazhduar me procedurat e përzgjedhjes së projektit ideor për këtë objekt. Projektet janë kthyer në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik. E nga ana tjetër, edhe Qeveria e re planifikon ndërtimin e këtij objekti, por pa specifikuar vendin.

në vendin ku më 2009 ishte vënë guri themeltar i teatrit të operës dhe baletit, planifikohet të ndërtohet një objekt i Fakultetit Ekonomik.

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka thënë se vendimi për caktimin e lokacionit për teatrin e operës dhe baletit është mbi 10 vjet i vjetër. Sipas tij, në ndërkohë, në vitin 2013, është miratuar Plani Zhvillimor Urban që atë pjese e identifikon për destinim të institucioneve publike.

E më 11 nëntor, Komuna e Prishtinës ia ka bërë me dije Ministrisë së Kulturës se për ndërtimin e teatrit të operës dhe baletit “Dr. Ibrahim Rugova” nuk mund të llogarisë në hapësirën afër Fakultetit Teknik. Për MKRS-në, lokacioni vazhdon të mbetet i njëjti.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

{gallery}