Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kitaristi i Kosovës me famë botërore çel edicionin e 17-të “ReMusica-s”

Për 7 ditë Prishtina do të jetë nikoqire e Festivalit Ndërkombëtar “ReMusica”.

Edicioni i 17-të do të përmbajë një larmi veprash vokale, e instrumentale që nga kompozimet e vjetra klasike e deri tek ato moderne.

Drejtoresha e festivalit, Donika Rudi, ka thënë se pjesë e veprave që do të performohen do te jenë edhe kompozime të autorëve vendorë.

Hapja e festivalit do të bëhet nga kitaristi Petrit Çeku dhe violinisti Mark Bouchkov.

Festivali do të zgjasë deri më 2 qershor dhe të interesuarit do të kenë mundësinë t’i dëgjojnë performancat e pjesëmarrësve edhe në sheshet e kryeqytetit.