Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“ReMusica” me vepra shqiptare në sallat evropiane

Festivali që për tetëmbëdhjetë vjet ka jehuar nga tingujt e epokave të ndryshme muzikore, sivjet po e shënon edicionin e 19-të.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës në Prishtinë “ReMusica” sivjet vjen në një format të ri i kushtëzuar nga rrethanat që janë krijuar për shkak të pandemisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shpresa dhe Ringjallja janë dy koncepte ku e kanë bazuar programin organizatorët.

Duke i qëndruar besnik fizionomisë së ndërtuar me vite, edhe këtë vit një pjesë e madhe e programit është e orientuar tek veprat e kompozitorëve shqiptarë. Sivjet, ato do të luhen në sallat e shteteve evropiane, si dhe në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “ReMusica” do të prezantojë programin e sivjetmë muzikor nga 7 deri më 21 shtator.