Katër duar në një piano, interpretuan tinguj të kryeveprave pianistike.
Mbrëmja e gjashtë e festivalit “Chopin Piano Fest”, solli duon “Ariadita”.
Pianistja kosovare Ardita Statovci, bashkë me atë zvicerane Ariane Haering, interpretuan një program të përbërë nga katër vepra, transmeton emisioni Express në KTV.
Koncerti u hap me sonatinën e kompozitorit austro-hungarez, Gyorgy Sandor Ligeti dhe vazhdoi me pjesë pianistike të Beethovenit dhe kompozitorit çek Smetana.
Pjesë e programit ishte edhe vepra “Prapë se prapë” e kompozitorit kosovar, Valton Beqiri.
“Pranvera në Prishtinë” ishte surpriza e koncertit dhe interpretimi i tingujve të këngës së njohur, solli emocion dhe e u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.
Kompozitori Kreshnik Aliçkaj, e ka aranzhuar këngën për pianistet.
Edhe
Harmonia në dialog me “Chopin Piano Festin” e festës dhe të urave
Pianistet Statovci dhe Haering, janë emocionuar nga pritja e ngrohtë që u bëri audienca në Prishtinë.
Në audiencë pati emra të njohur të skenës muzikore, që dhanë komente pozitive për dyshen pianistike.
Duo “Ariadita” u themelua më 2015 dhe deri më tani, ka interpretuar në skena të shumta ndërkombëtare.