Udhëtimi nëpër histori kërkon goxha mund. E mundimshme ka qenë edhe gdhendja e historisë nëpër gurë, në shpatin e blertë të Karadakut që ndan Kosovën dhe Maqedoninë. Shaban Çupit parcela e tij i ngjason me hartën e Ballkanit, shkruan sot Koha Ditore.
Mesazhet e gdhendura nëpër faqet e gurëve me forma të ndryshme mezhdave, të shpien nëpër kohë të ndryshme. Qindra herë e ka rrahur daltën me çekiç për skalitjen e secilës shkronjë që t’i përjetësojë.
“Nuk bëj kurrgjë me ta më shumë pos që këta gurë i funksionalizoj, i funksionalizoj shqiptarisht”, thekson Çupi, para faqes së gurit të rrethuar me ferra ndanë përroskës teposhtë prej majës së kodrave në fshatin Paldenicë në Han të Elezit. Kufijtë e hartës së Ilirisë nuk duken fort, por i bashkojnë në një vend Scodrën, Dyrrahun, Aulonën, Upianën dhe Scupin. Bash qysh shtrihet në terren. Tani në tri shtete: Shkodra, Durrësi e Vlora në Shqipëri, Shkupi në Maqedoni e Ulpiana si zonë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore në Kosovë.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.