Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Histori pa histori

Nuk mund të rri pa folur. Nga na erdhi kjo kohë që vetë shkruan e vetë vulos. Te Muri i Lutjeve, ku hapet dera, ku mbyllet dera, duhet të flasë një reagim. Ndoshta edhe diçka tjetër.

Kur isha fëmijë nuk e kuptoja luftën. As çka është lufta, as pse bëhet lufta. E vërteta kapi armët. E vërteta lëshoi armët. Për sot e nesër mjafton një heshtje e armëve. Çka do të thotë të jesh burrë i fortë. Me një krenari që e kemi humbur. Kësaj loje ia kisha frikën. Është diçka që nuk e kam parë kurrë. Nuk është njeri, por nuk është as kafshë… E pabesueshme për të besuar.

2. Duke e thyer qafën, shkova për ta varrosur degradimin e njeriut që më shumë e donte qenin se njeriun. Jashtë kufirit, një antikrisht më pyeti: “Kah i bie parajsa?” Unë për ta kuptuar se ku jam i thashë: “Për të besuar ka Zot, por për parajsën që ju e kërkoni nuk kam përgjigje.”

Lehja e qenve nuk është për veshët e mi. Sa është ora? Jo qenit, po njeriut ashti i mbeti në fyt.

Mos me ta marrë mendja. Qeni po del më besnik se njeriu. Pse jo?!

Qeni – violina e parë.

Njeriu – violina e dytë.

Kjo fjalë nuk është fjalë, është dëshirë. Me një ndryshim pa ndryshuar asgjë. Kemi menduar se bota nuk na sheh. Jo për pesë minuta, po për kohën që flasim ose gabojmë. Kurrë nuk e mora përgjigjen e duhur. As të vërtetën që është e lexueshme. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm