Një park arkeologjik me gdhendje asiriane 2700-vjeçare u zbulua në një ceremoni në Irakun verior të dielën. Janë 13 basorelieve të gdhendura në shkëmb që u prenë në muret e një kanali vaditës që shtrihej në gjashtë milje.
Me përmasa rreth 16 metra të gjera dhe 6 e gjysmë të larta, gdhendjet datojnë nga mbretërimi i Sargonit II (721 para erës sonë–705 para erës sonë) dhe djalit të tij Senakeribit (705–681). Ato përfshijnë përshkrime të mbretërve duke iu lutur perëndive. Arkeologët nga Kurdistani dhe Universiteti italian i Udines kanë mbikëqyrur gërmimin që nga fillimi i tij në vitin 2019.
Ndërsa ka pasur relieve të tjera shkëmbore në vend, Daniele Morandi Bonacossi, profesor i arkeologjisë i Lindjes së Afërt, vuri në dukje vitin e kaluar se asnjëri prej tyre nuk ishte aq “i madh dhe monumental”.
Parku, i titulluar “Faida”, është i pari nga pesë sosh që autoritetet rajonale shpresojnë se do të tërheqë turistë.
Iraku përmban disa nga qytetet më të vjetra në botë dhe ishte shtëpia e një numri qytetërimesh të hershme, duke përfshirë asirianët, sumerët dhe babilonasit.
Edhe
Në Irak zbulohen shkrime 2700-vjeçare
Megjithatë, hajdutët dhe lufta kanë shkatërruar mbetjet arkeologjike. Grupi i Shtetit Islamik shkatërroi gjithashtu dhjetëra thesare paraislamike dhe përdori kontrabandën për të financuar operacionet e tyre nga 2014 deri më 2017.
Në fillim të këtij viti dënimi me 15 vjet burgim i një turisti britanik u anulua pasi ai kontrabandoi artefakte jashtë Irakut. / ArtNews