Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zbulohet një qytet 3.400 vjet i vjetër në Irak

"Kemi gjetur një qytet antik 3.400-vjeçar në rrethin Semel të Duhokit që daton nga periudha Mittani", u tha gazetarëve të hënën Bekes Birifkani, drejtor i artefakteve historike dhe kulturës në provincën e Duhokut në Irak, shkruan AA.

Ai vuri në dukje se zona ka qenë e banuar deri në vitin 1985, para se të ndërtohej diga e Mosulit në vitin 1990, kur zona u mbush me ujë.

Duke vënë në dukje se më shumë se 2.000 vende historike janë zbuluar në qytet deri më tani, Birifkani ka thënë se gërmimet e këtij viti dhanë gjithashtu rezultate të rëndësishme.

"Pavarësisht mijëra viteve që kanë kaluar, muret dhe strukturat e saj disa metra të larta nuk janë shkatërruar", shtoi ai.

Kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (ARG), Hassan Ahmed tha se ata kanë intensifikuar punën e tyre që nga fillimi i vitit për shkak të tërheqjes së ujit nga lumi Tigër.