Nga sonte, emisioni “Express Summer” do të transmetohet në termin të ri, me fillim në orën 20:00. Edicioni i parë në termin të ri, nis me rrëfimin e bateristit Nesim Maxhuni, i cili do ta ndajë me publikun betejën e nënës së tij, të infektuar me Covid -19. Nëpërmjet bisedës në studio, Maxhuni rrëfen për prapaskenat e përballjes së familjares së tij me koronavirusin. Muzikanti i njohur, po ashtu do të flasë edhe sesi ka ndikuar pandemia në angazhimin e tij prej bateristi.
Një kronikë për koncertin e Robert Bishës në Prizren dhe një lidhje direkte nga Prishtina pa jetë të natës, vijnë sonte në ekran.
Rubrika të reja dhe storje interesante, po ashtu janë pjesë e “Express Summer”. Mysafirë në studio, lidhje direkte, storje dhe performanca, do të vijnë nëpërmjet ekranit të Kohavisionit çdo mbrëmje, nga e hëna deri të premten.
-
Nën temën “Contrasta” nis edicioni i 24-t i “ReMusica Festival”, sonte në “Express”
-
Kowalski rrëfen shpirtin polak të muzikës në piano, sonte në “Express”
-
“Nemesis”, një pasqyrë e fortë e historisë dhe mendjes njerëzore, sonte në “Express”
-
“Dhëmbë të fortë” shtrëngon pritjen përtej luftës dhe realitetit, sonte në “Express”
-
“Fajsom” e kthen Dhjetorin fuqishëm në skenë, sonte në “Express”