Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Bateristi Nesim Maxhuni rrëfen për betejën e nënës së tij me COVID-19

Bateristi Nesim Maxhuni, i ftuar në studion e emisionit “Express Summer”, rrëfeu për betejën e nënës së tij me virusin Covid-19.

Në një bisedë emocionuese, Maxhuni i bëri publike prapaskenat e përballjes së familjares së tij me koronavirusin, duke bërë apel që virusi të merret seriozisht për shkak se rreziku prej tij është tejet i madh.

Veç tjerash, ai foli edhe për kushtet në spitalet ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus dhe shtroi nevojën e konsultimit me psikologë të familjarëve që po u qëndrojnë afër atyre personave të prekur.

Duke qenë vetë pronar i një klubi, ai tha se i kupton shqetësimet e gastronomëve por porositi që të gjithë të kenë kujdes të shtuar në respektimin e masave parandaluese ndaj Covid-19.