Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Express” për koncertin e Filarmonisë së Kosovës

Të hënën, në emisionin “Express” në KTV, mund të ndiqni storien për koncertin e radhës të Filarmonisë së Kosovës.

Me këtë koncert të së dielës, institucioni më i lartë muzikor i bashkohet fushatës 16ditore të aktivizimit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Të hënën, mund të shihni interpretimin e veprës “Requiem” të kompozitorit të njohur Wolfgang Mozarti.

Vepra, e cila do të interpretohet nga kori dhe orkestra kosovare, vjen si dedikim ndaj grave që vdiqën dhe u përballën në heshtje me vuajtjen pasi u torturuan dhe u dhunuan në luftën e Kosovës të 1999-s.

Koncerti do të udhëhiqet nga dirigjenti Rafet Rudi, i cili me këtë koncert shënon 70-vjetorin e lindjes. Solistë të koncertit janë sopranoja Amelie de Broissia, alto Diellza Sylejmani, tenori Liridon Sadriu dhe Lars Fosser (bas)