Filarmonia e Kosovës ka mbajtur koncertin e organizuar në kuadër të aktiviteteve në shënim të fushatës globale 16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore.
Sipas programit u interpretua vepra vokale-instrumentale “Requiem” nga W.A Mozart nga Kori i Filarmonisë së Kosovës dhe Orkestra Simfonike në drejtimin e dirigjentit Rafet Rudi. Ky koncert njëherësh përkoi me 70-vjetorin e lindjes së dirigjentit Rudi.
Koncerti ishte homazh për gratë dhe vajzat që ndërruan jetë si pasojë e krimit të dhunës seksuale gjatë konfliktit dhe thirrje për mbështetje për të mbijetuarat e dhunës seksuale që vazhdojnë të vuajnë në heshtje.
Në rolin e solistëve u prezantuan sopranoja franceze Amelie de Broissia, mezzo-sopranoja kosovare Diellza Sylejmani, tenori Liridon Sadriu dhe bass-baritoni danez Lars Fosser.
Koordinatorja për Zhvillim e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosove, Ulrika Richardson tha se vepra vokale-instrumentale “Requiemi” është muzikë me tone të ngrohta, që njëkohësisht shpreh dhimbjen për të kaluarën duke nderuar të vdekurit, dhe duke shprehur shpresën për të ardhmen.
Edhe
“Kohë, fjalë, ëndrra” harmonizohen në kor si lojë e jetës dinamike
Dardan Selimaj, menaxher i Filarmonisë së Kosovës, tha se në prag të shënimit të 20-vjetorit të themelimit, përveç aktivitetit artistik, Filarmonia për mision ka edhe përfshirjen në fushata vetëdijesuese si kjo për eliminim e dhunës në baza gjinore.
Ndryshe, koncerti u mbështet nga Ministria e Kulturës, Ambasada e Francës në Kosovë dhe Kohavisioni, fuqizuar me mbështetjen e UN Women.
-
Ndizen qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës
-
Kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë
-
Haxhiu: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë që të dorëzojë kriminelët që po i strehon
-
“Ma kthe dritën” - Kuvendi mban seancë solemne për të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës