Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Eurovisioni 2026” cakton qytetin nikoqir

Fituesi i “Eurovisionit” thërret për përjashtimin e Izraelit

Kryeqyteti austriak, Vjena, do të jetë nikoqir i edicionit të vitit të ardhshëm të “Eurovisionit”. Uebfaqja zyrtare e Festivalit Evropian të Këngës ka njoftuar se transmetuesi ORF dhe rrjeti EBU kanë zgjedhur këtë qytet për edicionin që do të mbahet në maj të 2026-s.

Si zonë historike e njohur për arte, Vjena do të jetë nikoqire për herë të tretë, pas viteve 1967 dhe 2015. Finalja e madhe e “Eurovision 2026” do të mbahet më 16 maj, në sallën “Wiener”, që është salla më e madhe e Austrisë. E gjysmëfinalet do të mbahen më 12 dhe 14 maj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëm Dublini, Londra dhe Luksemburgu kanë organizuar më shumë eurovisione. 

Në garë për ta organizuar “Eurovisionin” kanë qenë edhe Grazi, Inssbrucku dhe Oberwarti.

Austria do ta organizojë garën pas triumfit të JJ në Basel sivjet me këngën “Wasted Love”.