Të martën nisi edicioni i 69-të i Festivalit Evropian të Këngës, “Eurovisionit”
Shqipëria ishte në mesin e dhjetë vendeve që u kualifikuan në finale nga gjysmëfinalja e parë. Në finale shkuan edhe Norvegjia, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina.

Të enjten do të jetë gjysmëfinalja e dytë. Aty 10 nga 16 shtetet shkojnë në finale. Finalja është më 17 maj, e shtunë.
Zvicra e organizon pas 36 vjetëve “Eurovisionin”
Zvicra gjithashtu ka qenë nikoqir i Eurovisionit të parë në histori.
Shqipëria me “Zjerm” në finale të “Eurovisionit”
Kënga “Zjerm” nën interpretimin e grupit Shkodra Elektronike është kualifikuar në finalen e “Eurovisionit 2025” që po mbahet në Basel të Zvicrës.
Shqipëria u kualifikua e dyta, menjëherë pas Norvegjisë.
Biletë në finale, veç Shqipërisë e Norvegjisë, siguruan edhe Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina.
Të enjten do të jetë gjysmëfinalja e dytë. Aty 10 nga 16 shtetet shkojnë në finale. Finalja është më 17 maj, e shtunë.
Shqipëria vazhdon të mbajë rekordin e përfaqësuar me Rona Nishliun në vitin 2012. Ajo me këngën “Suus” qe radhitur në vendin e pestë. Në top 10, Shqipëria hyri edhe në vitin 2017, e përfaqësuar nga Lindita Halimi me këngën “World”.
Shqipëria për herë të parë mori pjesë në “Eurovision” në vitin 2004. Atë vit u përfaqësua nga Anjeza Shahini me këngën “The Image of you” (Imazhi yt), me të cilën zuri vendin e shtatë. Kjo pozitë mbeti më e larta që arriti deri në vitin 2012.
Zvicra e organizon pas 36 vjetëve “Eurovisionin”. Këngëtari zviceran Nemo e fitoi “Eurovisionin” e vitit të kaluar. Para tij, për herë të fundit e kishte fituar Celine Dion në vitin 1988.
Zvicra gjithashtu ka qenë nikoqir i Eurovisionit të parë në histori.
Hapet votimi për finale
(E përditësuar 22:54) - Mbyllet votimi.
Është hapur votimi për të çuar në finale 10 nga 15 performuesit e sotëm në “Eurovision”.
Votën për finale e pret edhe Shqipëria, që u prezantua me këngën “Zjerm”, performuar nga Shkodra Elektronike.
Shqipëria ka numrin 12.
Votimi do të qëndrojë i hapur nga 15 deri në 25 minuta.
Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
Shqipëria ndezi skenën e “Eurovisionit” me këngën “Zjerm”, performuar nga Shkodra Elektronike.
Grupi u ngjit në skenë i 12-i.
Performanca u shoqërua me efekte vizuale dinamike dhe ritme elektronike karakteristike, duke u pritur me entuziazëm nga fansat e festivalit.

Pas Shqipërisë, do të performojnë edhe tri shtete para se të hapet votimi për finalistë.
“Shkodra elektronike” u themelua më 2019 dhe repertori i tyre kryesisht përfshin rikrijime e ripërpunimeve të perlave të këngës shqiptare. Kishin filluar si grup projekti në vitin 2019 dhe në këtë kohë ata performuan në shumë ngjarje të rëndësishme italiane dhe shqiptare. E para ishte me rastin e hapjes së Pavijonit Kosovës dhe Shqipërisë në Bienalen e Venecias më 2019. Më tej kishin vazhduar të thellojnë zhanrin e tyre me hapjen e ekspozitës personale në Tiranë të artistit Adrian Paci, e në edicionin e katërt të Festivalit “Zā Fest” e të tjera. Në vitin 2020 filluan të publikojnë këngët e para. Kënga origjinale “Ku e gjeta vendin” ishte fituese e çmimit special në “Festivalin Lule Borë" e më tej kishin nxjerrë edhe të tjera një vit më pas si “Synin si qershia” e “Turtulleshë”.
Në edicionin e kaluar, me votat e publikut, të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurovision” e pati Besa Kokëdhima me këngën me titull “Zemër n’dorë”. Ndërsa fitues i edicionit kishte dalë Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”. Në finale ishin interpretuar 22 këngë.
Islanda e hap gjysmëfinalen e Eurovisionit
Grupi “Væb” nga Islanda e ka hapur gjysmëfinalen e Eurovisionte sonte në Basel. Ata performuan këngën “Roa”.
Pas tyre performoi Polonia. Justyna Steczkowska performoi “Gaja”.
E treta performoi Sllovenia me Klemen, që këndoi “How Much Time Do We Have Left”.
Tommy Cash e ka reprezentuar Estoninë me këngën “Espresso Macchiato”
Shqipëria do të performojë e 12-a.