Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Çmimet Grammy: Omicroni shtyn natën më të madhe të muzikës

Ceremonia e 64-t vjetore e çmimeve Grammy që do të mbahej në SHBA në fund të këtij muaji, është shtyrë për shkak të koronavirusit, kanë thënë organizatorët.

Sipas komunikatës, varianti Omicron është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm, çka ka çuar në shtyrjen e saj.

Ngjarja e cila cilësohet si nata më e madhe e muzikës, do të mbahej më 31 janar në Los Angeles.

Organizatorët kanë thënë se data se kur do të mbahet do të bëhet publike ndërkohë, raporton BBC.

Ata shtuan se shëndeti dhe siguria e artistëve, audiencës dhe qindra punëtorëve mbetet prioritet për ta.

Jon Batiste ka më së shumti nominime Grammy, gjithsej 11.