Prishtinë, 13 maj – Një “burrneshë” shqiptare rastis të udhëtojë në Londër gjatë një vargu shpalosjesh publike në “London University”. E shoqëruar nga antropologia angleze, Edith, Sose merr pjesë në një performancë të Julianit që ka një alamet nami si “drag queen”. Por teksa nikoqiri britanik ka në mendje vetëm suksesin e vet komercial, përballja me kulturën londineze kthehet në një udhëtim ekzistencial për burrneshën shqiptare .
Mbi këtë sfond kompozicional endet drama “Burrnesha” e dramaturgut, Jeton Neziraj. E botuar në vitin 2018 nga qendra “Multimedia”, ky tekst dramaturgjik tashmë është përkthyer në italisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI përkthyer nga Kamela Guza, ky tekst dramaturgjik me titull “Vergine giurata” është përfshirë në përmbledhjen “Drammaturgie Europea Contemporanea. Eurodram 2019”.
Në këtë përmbledhje të botuesit prestigjioz Italian, “Editoria & Spettacolo”, krahas tekstit dramaturgjik të Nezirajt, është përfshirë edhe drama “Quartetto” e dramaturgut nga Hungaria, György Spiró, si dhe “Queen Lea R” e anglezes, Claire Dowie.
E gjithë kjo është mundësuar nga rrjeti evropian i përkthimeve teatrore “Eurodram”, përkatësisht nga komiteti italian në këtë organizim.
“‘Eurodram’ funksionon në atë mënyrë që një vit komiteti gjuhësor zgjedh drama kombëtare. Pra, komiteti italian, në vitin e parë zgjedh drama italiane, kurse në vitin e dytë drama të huaja të përkthyera në italisht. Vjet, ata zgjodhën tri drama, duke përfshirë edhe ‘Burrneshën’, të cilën italisht e ka përkthyer shkëlqyeshëm Kamela Guza”, ka thënë Neziraj për KOHËN.
Po kjo shtëpi botuese, e njohur kryesisht për botimin e titujve dramaturgjikë, në dhjetor të vitit të kaluar kishte botuar librin “Il volo sopra il teatro del Kosovo/5 plays” me pesë tekste dramaturgjike të Nezirajt.