Informacioni i zbuluar në një raport sekret të policisë amerikane është tronditës.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, që ka cituar dokumente të FBI-së, shkruan se ka pasur dy kërcënime konkrete me vdekje për superyllin argjentinas, Lionel Messi, gjatë Kupës së Botës 2026.
Të dy kërcënimet përfshinin bomba, dhe një rast, është përmendur edhe një pushkë gjysmë automatike.
Kërcënimi i parë për Messin sipas raportit thuhet se ishte në Dallas para ndeshjes së fazës së grupeve ndërmjet Argjentinës dhe Jordanisë më 27 qershor, kur një i dyshuar për vrasje kishte bërë një telefonatë në aeroportin e Teksasit.
Sipas “Marca”, burri deklaroi se ai dhe dy bashkëpunëtor, të cilët mbanin bomba në shtëpi dhe një pushkë AR-15, kishin ndërmend të sulmonin stadiumin. Telefonuesi thuhet se njoftoi në mënyrë të qartë qëllimin e tij për të vrarë Messin.
Edhe
Messi, lojtari i finaleve
Dhjetë ditë më vonë, përpara ndeshjes ë Argjentinës kundër Egjiptit, një tjetër i dyshuar, dyshohet se postoi një kërcënim në mediat sociale.
“Do të shkoj në stadiumin e Atlantas dhe do ta hedh në ajër Messin me katër bomba të lidhura në trupin tim”, thuhet se shkroi burri.
Të dhënat e policisë thuhet gjithashtu se gjatë ndeshjes në Atlanta, një telefonues pretendoi se kishte vendosur tre bomba në kosh të plehrave në tribuna. Megjithatë, qentë nuhatës bombash të dërguar në vendngjarje nuk arritën të gjenin eksploziv.
Pos Messin, thuhet se edhe Cristiano Ronaldo ishte shënjestër e një të dyshuari për vrasje gjatë Kupës së Botës.
Edhe
Messi e Ronaldo mund të takohen në çerekfinale
Sipas portalit të lajmeve “Terre”, një burrë në Huston pyeti për detajet e sigurisë së hotelit ku Ronaldo po qëndronte me ekipin portugez.
Burri rezervoi një dhomë në të njëjtin hotel dhe u arrestua nga policia, ashtu si edhe një person i dyshuar që bënte “selfie”, i cili u përpoq ta ngacmonte Ronaldon në ashensor.