Superylli i futbollit, Lionel Messi, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Argjentinës në Kupën e Botës që nis më 11 qershor.
Messi nuk do të paraqitet në ndeshjen miqësore kundër Hondurasit të dielën, ndërsa ka gjasa të luajë disa minuta në miqësoren e 10 qershorit ndaj Islandës.
Argjentina e nis mbrojtjen e titullit të Botës kundër Algjerisë më 17 qershor.
Me Argjentinën dhe Algjerinë, në Grupin J, janë edhe Austria dhe Jordania.
“Prania e tij kundër Hondurasit është praktikisht e përjashtuar. Megjithatë, varësisht nga progresi i tij, mbetet për t’u parë nëse ai mund të luajë të paktën disa minuta kundër Islandës. Me monitorim të vazhdueshëm nga fizioterapisti Luis Garcia dhe trajneri i fitnesit Luis Martin, hapat kryesorë në procesin e rikuperimit do të jenë pushimi, puna me kujdes me një rritje graduale të ngarkesës dhe durimi. Synimi është i qartë – ta kenë Messin plotësisht të gatshëm për ndeshjen e parë”, shkruan mediumi argjentinas “Ole”.
Messi dhe rivali i tij i përhershëm, Cristiano Ronaldo i Portugalisë, pritet të arrijnë rekord duke luajtur në Kupën e gjashtë të Botës.
Edhe
Lionel Messi bën që edhe ecja të quhet mjeshtëri
Kishte frikë se Messi mund të mos paraqitej në Botëror pas lëndimit të pësuar javë më parë.
Futbollisti i Inter Miamit u ankua për një lëndim në kofshën e pasme të këmbës së majtë. Por Messi pritet të jetë gati për ndeshjen e parë të Argjentinës në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.