---
description: Superylli i futbollit, Lionel Messi, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Argjentinës në Kupën e Botës që nis më 11 qershor.Messi nuk do të paraqitet
title: Messi pritet të jetë gati për ndeshjen e parë të Botërorit
image: https://resources.koha.net/images/2026/June/02/73c72130-6ee6-417a-b962-1dd7d3384471.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botërori 2026

# Messi pritet të jetë gati për ndeshjen e parë të Botërorit

![Messi](https://resources.koha.net/images/2026/June/02/73c72130-6ee6-417a-b962-1dd7d3384471.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 2 qershor 2026 22:22
- Shpërndaje në:

- 2 qershor 2026 22:22
- Shpërndaje në:

Superylli i futbollit, Lionel Messi, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Argjentinës në Kupën e Botës që nis më 11 qershor.

Messi nuk do të paraqitet në ndeshjen miqësore kundër Hondurasit të dielën, ndërsa ka gjasa të luajë disa minuta në miqësoren e 10 qershorit ndaj Islandës.

Argjentina e nis mbrojtjen e titullit të Botës kundër Algjerisë më 17 qershor.

Me Argjentinën dhe Algjerinë, në Grupin J, janë edhe Austria dhe Jordania.

“Prania e tij kundër Hondurasit është praktikisht e përjashtuar. Megjithatë, varësisht nga progresi i tij, mbetet për t’u parë nëse ai mund të luajë të paktën disa minuta kundër Islandës. Me monitorim të vazhdueshëm nga fizioterapisti Luis Garcia dhe trajneri i fitnesit Luis Martin, hapat kryesorë në procesin e rikuperimit do të jenë pushimi, puna me kujdes me një rritje graduale të ngarkesës dhe durimi. Synimi është i qartë – ta kenë Messin plotësisht të gatshëm për ndeshjen e parë”, shkruan mediumi argjentinas “Ole”.

Messi dhe rivali i tij i përhershëm, Cristiano Ronaldo i Portugalisë, pritet të arrijnë rekord duke luajtur në Kupën e gjashtë të Botës.

[Edhe ![Zyrtare: Lionel Messi ftohet nga Argjentina](https://resources.koha.net/images/2026/September/15/0cecd55b-e8dc-4644-8f04-360c6968d0a9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 15 sht 2026 Zyrtare: Lionel Messi ftohet nga Argjentina](https://www.koha.net/futboll/zyrtare-lionel-messi-ftohet-nga-argjentina)

Kishte frikë se Messi mund të mos paraqitej në Botëror pas lëndimit të pësuar javë më parë.

Futbollisti i Inter Miamit u ankua për një lëndim në kofshën e pasme të këmbës së majtë. Por Messi pritet të jetë gati për ndeshjen e parë të Argjentinës në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

[#Lionel Messi](https://www.koha.net/tag/lionel-messi) [#Kupa e Botes 2026](https://www.koha.net/tag/kupa-e-botes-2026) [#Argjentina](https://www.koha.net/tag/argjentina) [#hondurasi](https://www.koha.net/tag/hondurasi)

Artikuj të ngjashëm

- [![Messi mezi e pret ndeshjen e parë ndaj Anglisë](https://resources.koha.net/images/2026/July/12/4cff8393-6c25-427f-b356-00aa29be8f5a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 12 kor 2026 Messi mezi e pret ndeshjen e parë ndaj Anglisë](https://www.koha.net/boterori-2026/messi-mezi-e-pret-ndeshjen-e-pare-ndaj-anglise)
- [![Argjentina me Messin nis mbrojtjen e titullit ndaj Algjerisë](https://resources.koha.net/images/2026/June/15/174dbd70-3489-44c9-9eab-5fecc651b007.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 16 qer 2026 Argjentina me Messin nis mbrojtjen e titullit ndaj Algjerisë](https://www.koha.net/boterori-2026/argjentina-me-messin-nis-mbrojtjen-e-titullit-ndaj-algjerise)
- [![Messi pranë rekordit historik në Kupën e Botës](https://resources.koha.net/images/2026/June/16/9de2bb2a-1761-410e-b5e6-f05447ff8914.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 16 qer 2026 Messi pranë rekordit historik në Kupën e Botës](https://www.koha.net/boterori-2026/messi-prane-rekordit-historik-ne-kupen-e-botes)
- [![Messi i bashkohet grupit në stërvitje](https://resources.koha.net/images/2026/June/06/8ec720f4-a289-426d-b225-d6b2e97cf982.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 6 qer 2026 Messi i bashkohet grupit në stërvitje](https://www.koha.net/boterori-2026/messi-i-bashkohet-grupit-ne-stervitje)

[Showbiz.]() [Jay-Z do të performojë për herë të parë në “SuperBowl”](https://www.koha.net/showbiz/jay-z-do-te-performoje-per-here-te-pare-ne-superbowl)

[Arbëri.]() [Rama e vendos sërish tavolinën e dialogut para Kryeministrisë](https://www.koha.net/arberi/rama-serish-e-vendos-tavolinen-e-dialogut-para-kryeministrise)

[Arbëri.]() [Shqipëria hyn në ditën e 14-të të protestave të studentëve](https://www.koha.net/arberi/shqiperia-hyn-ne-diten-e-14-te-te-protestave-te-studenteve)

[Arbëri.]() [Letra e Arlinda Zekajt në shesh të Pejës si dëshmi për dështimin e shtetit](https://www.koha.net/arberi/letra-e-arlinda-zekajt-ne-shesh-te-pejes-si-deshmi-per-deshtimin-e-shtetit)

[Botë.]() [Vetura godet një grup njerëzish afër Hanoverit të Gjermanisë](https://www.koha.net/bote/vetura-perplas-nje-grup-njerezish-afer-hanoverit-te-gjermanise)

[Botë.]() [Izraelitët votojnë në zgjedhjet më të rëndësishme në histori](https://www.koha.net/bote/izraelitet-u-drejtohen-kutive-te-votimit-per-zgjedhjet-vendimtare)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Messi pritet të jetë gati për ndeshjen e parë të Botërorit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/boterori-2026/messi-pritet-te-jete-gati-per-ndeshjen-e-pare-te-boterorit","datePublished":"2026-06-02T22:22:07+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:10:07+02:00","articleSection":"Botërori 2026","wordCount":277,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Superylli i futbollit, Lionel Messi, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Argjentinës në Kupën e Botës që nis më 11 qershor.Messi nuk do të paraqitet","url":"https://www.koha.net/boterori-2026/messi-pritet-te-jete-gati-per-ndeshjen-e-pare-te-boterorit","keywords":"Lionel Messi, Kupa e Botes 2026, Argjentina, hondurasi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/June/02/73c72130-6ee6-417a-b962-1dd7d3384471.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
